Flash News

KRYESORE

E dënuan me 500 euro gjobë, Presidenti i Romës jep 230 mijë euro

E dënuan me 500 euro gjobë, Presidenti i Romës jep 230 mijë

Tifozët e Romës, por edhe presidenti kanë festuar jo pak pas kualifikimit për në çerekfinalen e Champions League. Nga entuziazmi i madh, presidenti i Romës, u hodh në një shatërvan duke festuar por për këtë gjest u dënua nga kryetarja e Bashkisë së Romës me 500 euro gjobë.

James Pallotta jo vetëm që e ka pranuar gjobën por ka vendosur të paguajë 230 mijë euro, të cilat do të përdoren për të restauruar shatërvanin.

“Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë për gjobën që më vendosi, pasi unë e kam merituar atë. Nuk duhet që të bëjmë sjellje të tilla në publik, prandaj kam vendosur të jap një fond prej 230 mijë eurosh të cilat do të përdoren për restaurimin  shatërvanit”, u shpreh ai.

Të fundit