Flash News

KRYESORE

"E detyrueshme për privatin!", Rama merr vendimin: Nuk do ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë

"E detyrueshme për privatin!", Rama merr vendimin: Nuk do

Gjatë fjalës së tij referuar situatës ekonomike dhe programit të rindërtimt, kryeministri Rama ka theksuar se nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë në sektorin privat.

Sipas Ramës, Shqipëria sot hyn në vendet që ka më pak të papunë në krahasim me rajonin, ndërsa në javët në vijim do të vihet në zbatim me detyrim edhe ky premtim i bërë sot.

“Nuk do ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra. Një premtim i tillë do të vihet në zbatim në javët në vijim...

Flas për pagë minimale në sektorin privat. 300 mijë lekë do të jetë paga minimale për çdo kompani që operon në sektorin privat apo të vetëpunësuar. Nuk flas për shtetin, pasi në shtet nuk ka më të tilla nivele, por flas për privatin. Nga tani e tutje do të kthehet me detyrim, që çdo kompani private që punëson njeërz dhe i paguan ata me pagë minimale, nuk do të mund t’i paguajë nën 300 mijë lekë. Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që ‘si t’ja bëjmë me 200 e me 230 mijë lekë rrogë që marrim’”, është shprehur Rama.

Të fundit