Flash News

KRYESORE

E dhëna që mund të çojë policinë në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit?

E dhëna që mund të çojë policinë në

Policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e ndodhur në Rrëshen më 7 janar. Hetuesit kanë në dorë një të dhënë me rëndësi që mund të çojë në gjetjen e autorit.

Nga dosja hetimore, qitësi ka qëndruar në apartamentin nr.28 të pallatit 9-katësh, nga ku qëlloi viktimën me snajper.

Apartamenti është në pronësi të Gjergj Tomës, i cili deklaroi se banesën ia la me qira gjatë muajve të verës shtetasit Pashk Frroku nga Klosi i Mirditës, raporton Abc news.

Pronari shtoi se për muajt korrik dhe gusht ai u pagua dy herë nga 15 000 lekë, ndërkohë që qiramarrësi kishte marrë dy çelësa.

Frroku i dorëzoi vetëm një çelës, ndërsa i tha pronarit se tjetrin e kishte i vëllai që ndodhej në Gjermani.

Nga ajo periudhë, sipas Gjergj Tomës apartamenti ka qenë i papërdorur.

Sipas hetimeve, personi i dyshuar si qitësi që vrau Kastriot Reçin ka hyrë në pallatin 9 katësh në orën 06:35 minuta.

Nga ky moment deri pak minuta pas orës 12:00 të mesditës, qitësi survejoi objektivin. Ai piu ujë dhe hëngri kikirikë, disa prej të cilëve i la në banesë (që prokuroria i mori) derisa kreu vrasjen.

Të fundit