Flash News

KRYESORE

E dhunoi faturinoja, ndërron jetë pas dy javësh udhëtari nga Lushnja

E dhunoi faturinoja, ndërron jetë pas dy javësh udhëtari nga

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 49 vjeçari i cili kurohej prej dy javësh pas dhunës së ushtruar nga faturinoja.

49 vjeçari, banues në Lushnjë, ishte nisur për të udhëtuar drejt Tirans. Kur një autobus i cili shkonte për në Greqi kishte ndaluar për të zbritur një pasagjerë, Bardhyl Hasanaj ka kërkuar që të hipë në autobus.

Si fillim faturinoja A.C 36 vjeç, e ka penguar duke i shpjeguar se nuk mund të marr pasagjerë rrugës. Por Hasanaj pavarësisht kësaj ka tentuar të hipë në këtë linjë duke ofenduar A.C., kaq mjaftoi që më pas ky i fundit ta godiste 49 vjeçarin në kokë duke i shkaktuar atij dëmtime serioze, raporton "Panorama".

Pas këtij momenti autobusi vazhdoi linjën për në Tiranë , ndërkohë që i plagosuri kërkoi ndihmën e kalimtarëve në rrethrrotullimin e Çermë, të cilë bënë të mundur dërgimin e tij në spital.

Bardhyl Hasanaj, pas dy javësh kurim intensiv nuk ja ka dalë tu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë faturinoja A.C është u ndalua nga policia nën akuzën e plagosjes së lehtë nga pakujdesia, por pritet akuzat ndaj tij të ndryshoj, pas ndarjes nga jeta të 49 vjeç.

 

Të fundit