Flash News

KRYESORE

E dhunuan para televizionit, Drishti paralajmëron: Autori nuk është as Shullazi as Balili, do bëj vetëgjyqësi

E dhunuan para televizionit, Drishti paralajmëron: Autori nuk

Vetëm pak ditë më parë gazetari Ismet Drishti është sulmuar dhe dhunuar me ende të forta nga 15 persona pasi doli nga ambientet e “Zjarr TV”. Pas këtij sulmi autori i është identifikuar por deri më tani nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

Në njoftimin e publikuar nga policia publikuar të premten thuhet se Drishti u godit nga një shtetas i mitur me iniciale D.M, që nuk është arrestuar ende.

“Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, ka goditur me sende të forta shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.M. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policies.

Në një intervistë për “Top Channel”, vetë gazetari i dhunuar kundërshton deklaratën e policisë duke thënë së autori nuk është një i mitur.

“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, thotë Ismet Drishti.

Gjithashtu, para 4 muajsh televizioni “Zjarr TV” ra pre e grabitjes, por deri më tani nuk është arrestuar asnjë person. Sipas tij, përderisa janë dy rast dhe policia nuk ka vënë asnjë person para drejtësisë, atëherë dikush “fshihet” pas grabitësve dhe dhunuesve.

“Në rastin e parë i kam lënë si kam vënë gishtin askujt, por nuk është zbardhur, por kjo deklaratë e policisë në rastin e dytë më bën të mendoj se këtu dikush ka dorë”, thotë Drishti.

Drishti paralajmëron këdo që mund të ketë porositur dhunimin e tij, se nëse policia nuk i çon para drejtësisë, atëherë do të bëjë vetë drejtësi.

“S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i tredh vetë, u bo hera e dytë”, shprehet gazetari.

Momenti kur u sulmua gazetari Ismet Drishti:

Të fundit