Flash News

KRYESORE

“E di ç’të bëj unë ty more qen”. Publikohen pamjet sesi u dhunua gazetari

“E di ç’të bëj unë ty more qen”.

Mbrëmjen e sotme në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan janë transmetuar pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam” Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.

Në video shihet qartazi sesi Mirela Topulli sulmon gazetarin e emisionit, madje edhe duke e fyer. “Ju jeni bajgat e shoqërisë, e di se ç’të bëj unë ty more qen m..”, dëgjohet të ketë thënë administratorja teksa sulmon gazetarin.

 

Të fundit