Flash News

KRYESORE

“E di i madhi”, përgjimi ambiental shton dyshimet për grabitjen në Rinas

“E di i madhi”, përgjimi ambiental shton dyshimet për

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se pas grabitjes në Rinas mund të ketë të tjerë persona. Një përgjim ambiental i realizuar nga organi i akuzës ka shtuar hipotezat për ekzistencën e një organizimi mes të arrestuarve të deritanishëm për grabitjen e milionave euro në Rinas.

Sipas A2 CNN, përgjimi është realizuar pak minuta pas shoqërimit në polici të Oltion Veselit, Renaldo Sulës dhe Saimir Çelës, aktualisht të lënë në burg nga Krimet e Rënda.

Teksa janë lënë vetëm, ata kanë folur me njeri-tjetrin duke shprehur shqetësim se si do të vepronin dhe për vitet e burgut që mund të rrezikonin. Por sipas burimeve, pikante në bisedën mes dy prej tyre është momenti ku ata i referohen një personi tjetër, duke e cilësuar atë “I madhi”.

Por nëse deri tani autoritetet kanë prezantuar Admir Muratajn si organizator të grabitjes, i cili u vra ditën e ngjarjes, atëherë cili është “i madhi”?

Në pranga deri tani kanë rënë 6 persona, ndërkohë që zyrtarisht është në kërkim edhe një tjetër shtetas nga Kosova me emrin ‘Tani’. Grabitja ndodhi në të marën e 9 prillit. Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, që konsiderohej si organizatori i grabitjes së miliona eurove.

Të fundit