Flash News

KRYESORE

A e dinit se efekti që i jepni fotove në instagram tregon gjendjen tuaj psikologjike?

A e dinit se efekti që i jepni fotove në instagram tregon gjendjen

Duket disi për të qeshur, kur thuhet se nëpërmjet publikimeve që bëni në instagram dhe efekteve që preferoni më së shumti t’ju jepni fotove kuptohet gjendja juaj emocionale dhe psikologjike.

Studiuesit kanë bërë një analizë të hollësishme lidhur me këtë fenomen. Sipas tyre nëpërmjet fotografive të postuara në instagram, tregohet nëse ju vuani nga depresoni dhe në cilën masë jeni prekur prej tij.

Në studim janë analizuar 166 profile të përdoruesve dhe 44.000 postime në instagram dhe programi ka pasur rreth 70 %  efekt në zbulimin e depresionit.

Fokusi i kësaj analize të bërë nga studiuesit kanë qenë ngjyrat të cilat ndodhen në fotografi, pamja e fytyrës, si dhe është marrë parasysh se sa shpesh përdoruesit publikojnë foto. Njëra nga shenjat e depresionit mund të jetë zvogëlimi i aktivitetit në rrjetet sociale.

Studimi ka zbuluar se personat me fotografi të errësuara, të mjegulluara dhe intensitet më të dobët të ngjyrës kanë probleme psikike

Shkencëtarët kanë konstatuar gjithashtu se personat, të cilët nuk janë të prekur nga depresioni, kanë publikuar fotografi më të ndritshme dhe më të ngrohta. Njëra nga efektet, që përdoret më shumë nga personat e prekur nga depresioni është efekti Inkwell, i cili fotografitë me ngjyra i shndërron në bardh e zi.

Por ndryshe nga kjo kategori, përdoruesit që nuk tregojnë simptoma të depresionit, përdorin efektin Valencia, i cili iu shton dritë fotografive. 

Të fundit