Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
E djathta e sotme në krizë: nuk është një evoluiim i konservatorizmit, por një refuzim i tij
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, e pat shpallur të vjetëruar idenë liberale. Nuk do të habiteshit po tu thonim se ne nuk pajtohemi me të. Jo vetëm sepse ai i tha Financial Times se, liberalizmi merrej me asgjë tjetër veç emigracionit, multikulturalizmit dhe politikave gjinore - një parodi- por edhe sepse ai zgjodhi një objektiv të gabuar. Ideja më e kërcënuar në Perëndim është konservatorizmi. Dhe nuk duhet të jesh konservator për t'u shqetësuar prej kësaj.
Në sistemet me dy parti, si Shtetet e Bashkuara dhe (gjerësisht) Britania, e djathta është në pushtet, por vetëm pasi hodhi poshtë vlerat që dikur e përcaktonin. Në vendet me shumë parti, e djathta e qendrës po gërryhet, si në Gjermani dhe Spanjë, ose shpërbëhet, si në Francë dhe Itali. Dhe në vende të tjera, si Hungaria, me një traditë të shkurtër demokratike, e djathta ka shkuar drejt e në populizëm, as pa provuar njëherë konservatorizmin.
Konservatizmi, më shumë se filozofi, është një prirje njerëzore. Filozofi Michael Oakeshott e ka thënë më së miri: "Të jesh konservator ... është të preferosh të njohurën në vend të së panjohurës, të preferosh të provuarën në vend të të të paprovuarës, faktin para misterit, aktualen në vend të së mundshmes, të kufizuarën në vend të së paanës, të afërtën në vend të së largëtës". Ashtu si liberalizmi klasik, konservatorizmi është një fëmijë i Iluminizmit. Liberalët thonë se rendi shoqëror shfaqet spontanisht nga individë që veprojnë lirshëm, ndërsa konservatorët besojnë se rendi shoqëror vjen i pari, duke krijuar kushtet për liri. Drejtohet kah autoriteti i familjes, kishës, traditës dhe shoqatave lokale për të kontrolluar ndryshimin dhe për ta ngadalësuar atë. Të fshish institucionet do të thotë të rrezikosh veten. Të mendosh se bash ky shkatërrim po i ndodh vetë konservatorizmit - dhe po i vjen nga e djathta.
E djathta e re nuk është një evoluiim i konservatorizmit, por një mospërfillje e tij. Pushtuesit janë të acaruar dhe të pakënaqur. Ata janë pesimistë dhe reaksionarë. Ata e shohin botën dhe gjejnë atë që Presidenti Donald Trump dikur e pat quajtur "kërdi".
Shihni se si po shkatërrojnë një traditë konservatore pas tjetrës. Konservatorizmi është pragmatik, por e djathta e re është e zellshme, ideologjike dhe kavaliere me të vërtetën. Australia ka probleme me thatësirën dhe detet e ndotura por e djathta, që sapo ka fituar zgjedhjet atje nën një parti, udhëheqësi i së cilës iu drejtua parlamentit duke mbajtur në dorë një copë qymyri si të qe një objekt i shenjtë. Në Itali, Matteo Salvini, drejtuesi i Lega Nord, e ka rritur lëvizjen anti-vaksinë. Për z. Trump faktet "janë vetëm mjete për të fryrë imazhin e tij, ose slogane të dizajnuara për të nxitur zemërim dhe luajalitete fisnore.
Konservatorët janë të kujdesshëm në lidhje me ndryshimin, por e djathta aktuale flet për revolucionin. Alternativa për Gjermaninë ka flirtuar me idenë e një referendumi mbi anëtarësimin në zonën euro. Nëse zoti Trump do ta përmbushte kërcënimin e tij për të lënë NATO-n, do të përmbyste balancat e fuqisë. Një Brexit pa marrëveshje do të ishte një hedhje në të panjohurën, por Tories (Partia Konservatore) e do një gjë të tillë, edhe nëse kjo shkatërron Unionin me Skocinë dhe Irlandën e Veriut.
Konservatorët besojnë në karakter, sepse politika ka të bëjë me gjykimin dhe me arsyetimin. Ata janë dyshimtarë për kultet e karizmës dhe të personalitetit. Në Amerikë shumë Republikanë, që dinë më shumë se aq, janë rreshtuar me z. Trump edhe pse ai është akuzuar, në mënyrë të besueshme, nga 16 gra të ndryshme për sjellje seksuale të pahijshme. Brazilianët kanë zgjedhur Jair Bolsonaron, i cili me dashamirësi kujton ditët e juntës ushtarake. Karizmatiku Boris Johnson u zgjodh kryeministri i Britanisë, pavarësisht se deputetët nuk e besojnë, sepse ai konsiderohet si "Konservatori Heineken" i cili, ashtu si birra, do të rifreskojë pjesët që konservatorët e tjerë nuk mund t'i arrijnë.
Konservatorët respektojnë biznesin dhe janë kujdestarë të kujdesshëm të ekonomisë, sepse prosperiteti është baza e gjithçkaje. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e përshkruan veten si një konservator ekonomik i taksave të ulëta, por minon sundimin e ligjit mbi të cilin varen bizneset. Z. Trump është një nxitës i luftërave tregtare. Mbi 60% e anëtarëve të Partisë Konservatore janë të gatshëm të shkaktojnë "dëme serioze" në ekonomi vetëm për të siguruar Brexit-in. Në Itali 'Liga' po i tremb tregjet duke luajtur me idenë e emëtimit të 'parave qeveritare' që do të vepronin si monedhë paralele me euron. Në Poloni Partia Ligj dhe Drejtësi nuk di të përmbahet nga dhënia e benefiteve shtetërore. Në Francë, në fushatën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Partia e tkurrur Republikane bëri më shumë zhurmë për "rrënjët judeo-kristiane" të Europës sesa për menaxhimin e kujdesshëm ekonomik.
Dhe në fund, e djathta po ndryshon kuptimin e çka do të thotë 'të përkasësh'. Në Hungari dhe Poloni e djathta ngazëllehet me nacionalizmin e gjakut dhe të tokës, që përjashton dhe diskriminon. Vox, një forcë e re në Spanjë, kthehet te Rikonkuista, kur të krishterët përzunë muslimanët. Një nacionalizëm i zemëruar dhe reaksionar ndez dyshimin, urrejtjen dhe ndarjen. Eshtë antiteza e idesë konservatore që përkatësia në një komb, kishë dhe bashkësi lokale mund t'i bashkojë njerëzit dhe t'i motivojë ata të veprojnë në të mirën e përbashkët.
Konservatizmi është radikalizuar për disa arsye. Njëra ka të bëjë me rënien e asaj që Edmund Burke e quante "togat e vogla" në të cilat mbështetej, të tilla si feja, sindikatat dhe familja. Një tjetër ka të bëjë me atë që partitë e vjetra, në të djathtë dhe të majtë, u diskredituan nga kriza financiare, shtrëngesat ekonomike dhe luftërat e gjata në Irak dhe Afganistan. Jashtë qyteteve, njerëzit ndjehen sikur përçmohen nga të sofistikuarit urbanë, lakmitarë dhe egoistë. Disa janë plagosur nga ksenofobia e sipërmarrësve politikë. Rënia e Bashkimit Sovjetik, disa besojnë, e liroi zamkën qëe mbante bashkë një koalicion të skifterëve të politikës së jashtme, libertarianëve dhe konservatorëve kulturorë dhe pro-biznes. Asnjë nga këto tendenca nuk do të jetë e lehtë për t'u kthyer.
Gjërat e duhura
Kjo nuk do të thotë që gjithçka po ecën në rrugën e partive të së djathtës së re. Në Britani dhe Amerikë, të paktën, demografia është kundër tyre. Votuesit e tyre janë të bardhë dhe relativisht të vjetër. Universitetet janë një zonë ku nuk jetojnë të djathtët. Një studim i bërë nga Peë vitin e kaluar zbuloi se 59% e votuesve ndër amerikanët milenialë ishin demokratë ose me anim demokrat; pjesa korresponduese e Republikanëve ishte vetëm 32%. Në mesin e "brezit të heshtur", të lindur në vitet 1928-45, demokratët shënuan 43% dhe republikanët 52%. Nuk është ende e qartë nëse të rinjtë do të shkojnë djathtas ndërsa plaken për të mbushur këtë hendek.
Por e djathta e re po e fiton qartë luftën kundër konservatorizmit iluminist. Për liberalët klasikë, si kjo gazetë, ky është një burim keqardhjeje. Konservatorët dhe liberalët nuk pajtohen për shumë gjëra, siç janë droga dhe liria seksuale. Por ata janë më shpesh aleatë. Të dy kundërshtojnë impulsin utopik për të gjetur një zgjidhje qeveritare për çdo gabim. Të dy i rezistojnë planifikimit të shtetit dhe taksave të larta. Prirja konservatore për 'polici morali' kompensohet nga një impuls për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të promovuar lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën. Në të vërtetë konservatorët dhe liberalët shpesh bëjnë të mundur shfaqjen e anës më të mirë të tjetrit. Konservatorizmi zbut zellin liberal; Liberalët zbusin vetëkënaqësinë konservatore.
Në të kundërt, e djathta e re është padyshim armiqësore ndaj liberalëve klasikë. Rreziku është që të moderuarit të nxirren jashtë teksa të djathtët dhe të majtët e përndezin politikën dhe provokojnë njëri-tjetrin për t'u zhvendosur drejt ekstremeve. Votuesit mund të gjenden pa zgjedhje. Si reagim ndaj zotit Trump, Demokratët kanë lëvizur më majtas sa i takon emigracionit se sa mesatarja amerikane. Britanikët, me dy parti të mëdha, mund t'u duhet të zgjedhin midis Jeremy Corbyn, liderit Laburist të së majtës radikale, dhe një partie Konservatore të radikalizuar nën z. Johnson. Edhe nëse mund të votoni për qendrën, si me Emmanuel Macron në Francë, një parti do të fitojë, automatikisht, në mënyrë të përsëritur - gjë e cila, në planin afatgjatë, është e pashëndetshme për demokracinë.
Në thelbin e vet konservatorizmi mund të jetë një influencë stabiliteti. Eshtë i arsyeshëm dhe i mençur; vlerëson kompetencën; nuk është në nxitim. Ato ditë kanë mbaruar. E djathta e re 'kuqëlon' dhe është e rrezikshme.
*Përkthimi nga anglishtja: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38