Flash News

KRYESORE

E do gjysma e Europës, Bayern mund ta marrë falas në verë!

E do gjysma e Europës, Bayern mund ta marrë falas në verë!

Kur je Bayern, e ke të lehtë të transferosh lojtarët më të mirë të kampionatit gjerman. Kështu ka ndodhur historikisht. Mjafton të kujtosh emra si Robert Lewandowski, Mario Gotze dhe Manuel Neuer.

Meqë ra fjala te portieri, një pasues i tij po rritet te Schalke 04. Ai quhet Alexander Nubel dhe e kërkojnë klube të mëdha europiane si PSG, Manchester United dhe Roma.

Gazeta gjermane Bild është ajo që raporton këtë lajm, por më pranë djaloshit të Schalke 04 duket Bayern, sepse Nubelit i mbaron kontrata në qershorin e ardhshëm dhe Bayern pritet ta marrë me parametra zero.

Gjeniale, apo jo?

Të fundit