Flash News

KRYESORE

“E duam Xhakën jashtë fushe”, futbollisti shqiptar i përgjigjet suedezëve: Nuk ndikohem nga provokimet

“E duam Xhakën jashtë fushe”, futbollisti shqiptar i

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka thotë se nuk do të ndikohet nga provokimet e Suedisë, në ndeshjen e sotme për 1/8-at e Kupës së Botës.

Xhaka  ka marrë nëntë kartona të kuq gjatë katër viteve të fundit në ndeshjet me Arsenalin dhe ato ndërkombëtare dhe mbrojtësi i Suedisë Mikael Lustig tha se ata duan ta shohin jashtë loje në Shën Petërburg.

Megjithatë, Xhaka tha se do ta ruajë qetësinë kur ekipet të takohen për të luftuar për në çerekfinale.

“Kjo nuk është ndeshja ime e parë dhe miqtë e mi më kanë treguar për deklaratën e Lusting”, u tha Xhaka gazetarëve.

“Nuk është problem për mua, është pjesë e provokimit para ndeshjes . Kam mësuar mjaft  nga këto gjëra dhe kam besim se nuk do të detyrohem të largohem nga loja, ndoshta do të qëndroj në fushë deri në fund’’, u shpreh ai.

Sot përcaktohet çifti i fundit çerekfinalist i Botërorit

Të fundit