Flash News

KRYESORE

'E egër' dhe bujare, natyra nuk kursehet por jeta jep shans; lindja e binjakëve 20 minuta pas tërmetit

'E egër' dhe bujare, natyra nuk kursehet por jeta jep shans;

Ndonëse natyra tregohej "e egër" me shqiptarët duke i goditur fort me një nga tërmetet më të fuqishëm të shënuar në vendin tonë, mes lëkundjeve, frikës e panikut, jeta u tregua bujare me dy binjakët më të rinj shqiptarë.

20 minuta pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri me magnitutë 6.4, në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë kanë ardhur në jetë dy foshnje, dy binjakë.

Lajmi është bërë i ditur nga Doktoreshë Anika Dokle e cila mes emocionesh rrëfen në një postim në profilin e saj në Instagram për vijimësinë e jetës:

“Unë dhe shokët e mi, edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”

Të fundit