Flash News

KRYESORE

E ëma e nxënësit e denoncoi për “dhunë të rëndë fizike”, mësuesi që kërkoi respekt lë një letër dhe vetëvritet

E ëma e nxënësit e denoncoi për “dhunë të

Jean Willot, 57 vjeç mësues në një shkollë në periferi të Parisit ka vrarë veten pas denoncimit nga nëna e një nxënësi për ‘dhunë të rëndë fizike’ dhe telefonatave ofenduese të disa prindërve të tjerë.

Në shkollat e Francës është mbajtur një minute heshtje, në nder të një mësuesit që kërkoi respekt.

Kolegët janë shprehur për mediat se i njeri ishte i përgatitur, një njeri i qetë dhe mësues jo i ashpër. Më 12 mars, në fund të pushimit, mësuesi i kërkoi një nxënësi 6 vjeç të lëvizte nga shkallët, sepse po pengonte të tjerët të hynin.

Nxënësi nuk lëvizi, iu përgjigj keq dhe bezdisi fëmijët e tjerë. Pas shumë përpjekjesh, Willot e kapi nga krahu dhe e spostoi, por fëmija rrëshqiti dhe mori një gërvishtje të vogël.

Ditën tjetër, e ëma shkoi në komisariat dhe paraqiti një denomcim për “dhunë të rëndë fizike”. Drejtoria njoftohet për rastin dhe atë mbrëmje, mësuesin e marrin disa prindër në telefon dhe e ofendojnë.

Një ditë më vonë, ai i thotë së shoqes se do të dalë në pyll për një shëtitje, e për t’u qetësuar. Pas disa orësh u gjet i vetëvarur, por kishte lënë pas një letër, ku shpjegonte se nuk duronte padrejtësinë që i ishte bërë dhe se duhet të mbrohej nga akuza absurde.

Kolegët  e tij kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të tij si dhe protestojnë kundër asaj që e konsiderojnë logjika e “PasDeVague”. Mësuesit francezë janë ankuar prej kohësh dhe janë shprehur se nuk ndihen të mbrojtur nga institucionet.

Kujtojmë që lëvizja “PasDeVague” nisi tetorin 2018-s, pasi një 16-vjeçar i një gjimnazi në Créteil, në periferi të Parisit, u filmua ndërsa kërcënonte mësuesen me një pistoletë të vendosur në tëmth, e cila më vonë u mësua se ishte e rreme.

Të fundit