Flash News

KRYESORE

E ëma i kërkoi ndihmë ambasadës, mbërrin në Shqipëri trupi i Anxhela Petros

Ka mbërritur pranë familjes trupi i pajetë i 28 vjeçares, Anxhela Petros, e cila humbi jetën mbrëmjen e ndërrimit të viteve, pasi u qëllua për vdekje nga i ati, në Korfuz të Greqisë.

Nëpërmjet medias, e ëma kërkoi që trupi i vajzës të prehej në qytetin e Beratit, të cilin Anxhela e kishte lënë që e vogël.

Nëna e saj udhëtoi menjëherë pas ngjarjes në Greqi, ku nisi procedurat për kthimin e trupit të pajetë, e ndihmuar nga disa të afërm.

Trupi i pajetë i 28 vjeçares do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në varrezat e Suelasit, në lagjen Donika Kastrioti ku jeton nëna e saj.

 

Të fundit