Flash News

KRYESORE

E ëma i lyen flokët vajzës, adoleshentja përjashtohet nga shkolla

Ngjyra vjollcë me të cilën leu flokët, ishte dhe arsyeja e përjashtimit nga shkolla të  Elizabeth mcMasters, 15 vjeç.

Pasi u paraqit në klasë me flokët ngjyrë vjollcë ajo është dërguar në dhomën e dënimeve duke i komunikuar vendimin e përjashtimit  nga mësimi për shkak se kishte thyer rregulloren e shkollës sa i përket paraqitjes së jashtme.

Për këtë shkelje drejtoria e shkollës së 15 vjeçares ka telefonuar të ëmën e vajzës e cila nuk u çudit aspak për këtë vendim. Ishte vetë e ëma, Hazel Browning 47 vjeç e cila i kishte lyer flokët vajzës. Ajo thotë se nuk e di se çfarë do të bëhet më vendimin e shkollës pasi ajo nuk ka ndërmend t’ia ndryshoj ngjyrën e flokëve adoleshentes sepse kushton shume dhe do të pres deri sa të dalë vetë ngjyra e mëparshme.

Nuk është  hera e parë që McMasters është përjashtuar pasi para pak kohësh ajo kishte thyer rregulloren shkuar në shkollë me pantallona ndërkohë që për vajzat lejohet vetëm me fund.

Të fundit