Flash News

KRYESORE

E enjtja e burrave kishte nevojë për një grua, si i mbushi mendjen Rudina Tan Hoxhës për “Shqip”

E enjtja e burrave kishte nevojë për një grua, si i mbushi

Emisioni “Shqip” i cili për shumë vite është transmetuar në Top Channel, ishte në “luftë” për audiencë me emisionin “Opininon”. Të dy emisionet transmetoheshin të enjteve por një ditë, i ndjeri Tan Hoxha thërret në mbledhje Rudinën dhe i thotë se një burrë duhet të mposhtet nga një burrë.

E ftuar në emisionin “Thumb” Rudina ka treguar si shkio ajo mbledhje.

 “Tani thërret një mbledhje, na mbledh të gjithëve dhe më thotë: Dëgjo Rudina, ti s’mund të jesh Larry King. Larry King-e s’ka. Kështu që atë burrin e të enjtes do të mposhtë një burrë tjetër. E kishte për Sokol Ballën. Nuk dija ç’ti thosha, si ta bindja që e kishte gabim. Kështu që dola dhe rashë nga shkallët. Aq e tronditur isha,” ka thënë Rudina.

Kur pa Rudinën në atë gjendje, Tan Hoxha u ndje keq, ishte i pari që i erdhi në ndihmë dhe e la emisionin e saj të transmetohej të enjteve për më shumë kohë. Më pas, Rudina kaloi të hënave, ndërsa Sokol Balla të enjteve me Top Story. Shqip me Rudina Xhungën u transmetua për 13 vite rresht, ndërsa Top Story për 11.

Të fundit