Flash News

KRYESORE

E ftuar në emisionin e ish-studentes që ka ngelur, Iris Luarasi flet për deklaratën që bëri xhiron e rrjetit

E ftuar në emisionin e ish-studentes që ka ngelur, Iris Luarasi flet
Jonida Shehu ka ftuar sonte të parën në "Soiree" pedagogen Iris Luarasi në natën e sotme "të frikshme" që i kushtohet Halloween-it. Para disa ditësh, Iris Luarasi në "Shiko kush luan" deklaroi se ka ngelur katër studentë, sot të famshëm ku mes tyre ishin dhe Arbana Osani e Jonida Shehu. Jonida ia ka kthyer menjëherë reston. Edhe pse me nuanca "humori" ajo i ka dedikuar dhe një këngë dhe e ka konsideruar Irisn si frikën e saj më të madhe.
E ftuar në emisionin e ish-studentes që kishte ngelur, Iris Luarasi tregoi: “Unë do thosha që ju të katërt në fakt nuk keni qenë ngelësa, por keni qenë studentë shumë të mirë dhe në fund fare unë ju kam vlerësuar me 10-të. Kur po shikoja emisionin në YouTube aty e pashë që shtangisti që kisha përballë nuk më lejonte që të vazhdoja fjalinë time dhe të thosha që nuk kanë ngelur për rezultatet në mësime , kanë ngelur për çështje mungesash. Iku historia, u bë lajm, nuk pati më kohë që të sqarohej. Unë të falenderoj shumë në fakt që më ke thirrur sot për ta sqaruar.“
Ndërsa shton se: “Ju mora të katërve, përfshirë edhe ty dhe ju kërkova falje sepse nuk e mendoja që një gjë e thënë me aq shumë sportivitet edhe me aq shumë dashuri në fakt pa dashur në mënyrë absolute t’ju prishja imazhin. Ti mendon që kur ke një famë kaq shumë të madhe, saç keni ju të katërt, kjo gjë nuk të bën më përshtypje, sepse mendon se kjo është një gjë që ka ndodhur në të kaluarën dhe që e merr me sportivite." 

Të fundit