Flash News

KRYESORE

E ftuara kritikon drejtuesit e emisioneve: Ky person nuk duhet ftuar në asnjë studio televizive

E ftuara kritikon drejtuesit e emisioneve: Ky person nuk duhet ftuar në

Një debat i nxehtë është zhvilluar ditën e sotme në emisionin “360 Gradë”, ku po diskutohet tema “Morali, familja dhe dekadenca shqiptare”.

Gjatë diskutimeve pati përplasje mes historianit Olsi Jaxhexhi dhe shkrimtarit Agim Doçi e aktivistes Sevim Arbana.

Kjo e fundit, u irritua aq shumë nga qëndrimet anti-shqiptare të Jazexhiut duke u bërë apel të drejtuesve të emisioneve televizive që të mos e ftojnë atë në emisionet e tyre.

“Në 20 vitë që ndjek emisionet televizive, nuk kam parë njeri më të pakulturuar se Jazexhiu. Ju bëj thirrje emisioneve që të mos e ftojnë më këtë person”, ishin fjalët e Sevim Arbana e cila drejton shoqatën “Në dobi të gruas shqiptare”.

Situata u tensionua aq shumë në fyerje mes Arbanës dhe Jazexhiut saqë moderatori Zheji ndërpreu emisionin duke kaluar në hapësirë publicitare.

‘Fërkime’ në studio, shkrimtari Agim Doçi i drejtohet pastorit: Mos më detyroj të të gjuaj!

Të fundit