Flash News

KRYESORE

E futur në kuti kartoni dhe hedhur pranë koshit të mbeturinave, gjendet e pajetë një foshnje në Tiranë

E futur në kuti kartoni dhe hedhur pranë koshit të mbeturinave,

Një foshnje është gjetur ditën e sotme e pajetë në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë. Mësohet se, fëmija është gjendur nga një person që po mblidhte kanaçe në afërsi të një koshi mbeturinash mbrapa ish-markatës së vjetër, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Foshnja e futur në një kuti kartoni, është transportuar në morg, ku dhe pritet të kryen procedurat e nevojshme për identifikimin dhe shoqërimin e personit që kreu gjestin mizor.

“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të fundit