Flash News

KRYESORE

E gdhiu para Kryeministrisë, studenti: Natë e paharrueshme që nuk besoj se do përsëritet më

E gdhiu para Kryeministrisë, studenti: Natë e paharrueshme që nuk

Të shumtë kanë qenë studentët të cilët kanë protestuar para Kryeministrisë gjatë natëst.

Një prej shumë studentëve pjesëmarrës në protestë ka treguar për gazetarin e ABC Neës, se protesta e mbrëmjes së djeshme ka qenë një prej netëve me emocionuese të jetës së tij.

"Ne nuk kemi një përfaqësi, vendimet merren kur shumica është në shesh, shyqyr Zotit median e kemi në komunikim live. Çfarë do vendimi do e marrim të gjithë bashkë. Sot kemi kohë të diskutojmë të gjithë dhe vendimin do e marrim të gjithë", është shprehur ai.

Ndërsa i pyetur nga gazetri nëse do të procedojë me libra dhe fletë të bardha, studenti është shprehur, "Po, do lexojmë libra, do edukohemi. Kemi një kauzë të drejtë. Qytetarët e përhapën fjalën dhe kemi kaluar një natë të papritur për shkak të klimës, por ishte e paharrueshme. Ishte një natë e paharrueshme dhe nuk besoj se do të përsëritet më".

Studentët po vijojnë protestat sot në ditën e nëntë.

Të fundit