Flash News

KRYESORE

E gjakosur nga koka te këmbët, Salianji publikon foton e gruas: Anëtari i PS u mori tokën, i dekonspiruan në polici

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një tjetër rast dhune. Në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti publikon fotot e një gruaje të dhunuar fizikisht nga koka të këmbët në ambientet e spitalit. Ai sqaron se pasi kanë denoncuar në polici se një anëtar i PS po u merr padrejtësisht tokën e tyre për ta kthyer në parcelë droge, ata janë dekonspiruar dhe më pas janë dhunuar. Personat e lënduar sipas deputetit janë gruaja në foto, bashkë me të shoqin dhe dy djemtë e saj.

Denoncimi:  

Një rast tjetër i dhimbshëm i dhunës ndaj gruas dhe mbrojtjes së banditëve dhe fshehjes së ngjarjes nga qeveria nē mënyrë kriminale.

Shqipëria çdo ditë lëngon nga padrejtësitë e një shteti që dhunon të pamundurit dhe mbron krimin dhe bandat.

Sot në mēngjes një burrë i moshuar dhe 2 djemte e tij denoncuan se si ju dhunohej prona e tyre, se si qeveria i ka lënë pronën e tyre si parcelë për kanabis tek shtetasi M.K drejtues organizate i Rilindjes.

Pasi e kanë denoncuar në polici, rilindasi jo vetëm nuk është arrestuar por janë dekonspiruar denoncuesit duke u dhunur ata dhe në mënyre kriminale edhe nëna e tyre e moshuar. Policia ka ndaluar një nga tre dhunuesit dhe dy të tjeret i ka lëne te lire te kercenojne familjaret e te moshuares.

Policia nuk arreston dhunuesit por kërcenon denoncuesit qe te tërhiqen.

Fotot e dhimbshme flasin më shumë se çdo brroçkull kryeministrore.

Të fundit