All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

E gjeti muzeun të mbyllur, kryebashkiaku i Kukësit i kërkon falje ish-kryeministrit dhe shkarkon tre punonjës

E gjeti muzeun të mbyllur, kryebashkiaku i Kukësit i kërkon falje
All - Paragraf - 1

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin për Kulturë dhe Trashëgimi, drejtorin e Qendrës Kulturore dhe specialisten e muzeut, pas njoftimit të ish-kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt, se kërkonte të zhvillonte një vizitë në muze, por e kishte gjetur mbyllur.

All - Paragraf - 3

Shehu i kërkon falje publike ish-kryeministrit suedez dhe garanton për përmirësimin e cilësisë.

Deklarata:

“Kryetari i Bashkise Kukes z.Bashkim Shehu, ka analizuar problematiken e krijuar ne Muzeun Etnografik gjate vizites se ish kryeministrit te Suedise, diplomatit te larte sh.t.z Karl Bildt ne Kukes ne daten 22 shkurt 2018.

Kryetari i Bashkise,ne emrin e tij dhe te stafit,i kerkon ndjese publike ish Kryeministrit Bildt per mos patjen akses per te vizituar muzeun.

Ne kete kuader,Kryetari i Bashkise shkarkoi menjehere Keshilltarin per Kulture dhe Trashegimni, Drejtorin e Qendres Kulturore te Bashkise dhe Specialisten e Muzeut Etnografik.

Kryetari i Bashkise garanton permiresim te cilesise se sherbimit dhe funksionim te plote te Muzeut Etnografik dhe Kulles se Eksodit 99, per te gjithe vizitoret dhe qytetaret ne teresi.

Faleminderit per mirëkuptimin.”

Të fundit