Flash News

KRYESORE

E gjithë Malta po kërkon këtë shqiptar, dyshohet se grabiti një prej argjendarive më të mëdhaja në botë

Policia e Maltës është vënë në ndjekje të këtij shqiptari që shikoni në foto, i cili quhet Ramazan Hysa, 24 vjeç, dhe dyshohet se është një prej dy personave të maskuar që vodhën argjendarinë ‘Diamonds International’, në qytetin Sliema.

Ngjarja ka ndodhur më 5 tetor, kur dy persona të armatosur me një shotgun, me një sëpatë dhe me shkopinj në duar, hynë në një prej dyqaneve të argjendarisë me famë ndërkombëtare, dhe arritën të merrnin prej aty bizhuteri me vlerë mijëra euro. Ata u arratisën me një makinë të bardhë, të cilën e kanë braktisur në zonën e Gzira dhe më pas kanë vijuar arratinë me biçikletë.

Grabitësit goditën me armë në kokë një prej rojeve të sigurisë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia malteze ka ftuar qytetarët që kanë informacione për shqiptarin që të kontaktojnë në mënyrë anonime në numrin 119(në Maltë) ose në 21 224001, si dhe me stacionin policor të Sliemas në 2294 3351.

Arrestohet pedagogu shqiptar në Malajzi, dyshohet se ka lidhje me ISIS

Të fundit