Flash News

KRYESORE

E gjuajtën me vezë te ‘Plazza’, Erion Veliaj provokon të rinjtë: Dolët huq, s’kishit as nishan

E gjuajtën me vezë te ‘Plazza’, Erion Veliaj provokon

Kreu i bashkisë së Tiranës reagon për herë të parë lidhur me incidentin e paradites së sotme, pak para nisjes së seancës dëgjimore me aktorët dhe grupet e interesit, lidhur me projektligjin e Teatrit Kombëtar.

Gjatë dëgjesës e cila ka nisur prej dy orësh, Veliaj ka komentuar incidentin me të cilën u përball sot nga të rinjtë e FRPD-së të cilët e kanë qëlluar me vezë ndërsa po qëndronte pranë hotel ‘Plazza”.

“Sot dolët huq, erdhët me vezë, por s’kishit as nishan, me ato që kishte çuar Luli. Hodhët 10 vezë pa asnjë nishan”, u shpreh Veliaj, ndërsa në sallë fjala e tij shkaktoi reagime, ndërsa Veliaj komentoi sërish. “Pranoni me sportivitet një batutë timen”, tha kryebashkiaku.

Të fundit