Flash News

KRYESORE

E humbur prej 1 shkurtit, autoritetet angleze në kërkim të 13-vjeçares shqiptare

Një 13-vjeçare shqiptare është e zhdukur prej së premtes (1 shkurt 2019) në Herst të Anglisë.

Denoncimi është bërë nga e ëma në stacionin policor të Saint Albans. Policia britanike po kërkon prej ditësh për të gjetur Megi Bugacin. Policia po kërkon të gjejë dhe një gruaja e cila e shoqëroi mamanë e Megit drejt stacionit policor.

Nëna shqiptare mësohet se  ishte me dy fëmijët më të vegjël, një djalë dhe vajzë, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor. Ajo i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans.

Por kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhdukur, gruaja ishte larguar kështu që oficerët nuk mundën ta merrnin në pyetje.

"Ne po bëjmë hetime dhe po përpiqemi të përcaktojmë se ku ka qëndruar kjo zonjë dhe si ka ardhur ajo atje. Megjithatë, përparësia jonë kryesore është të gjejmë vajzën e saj të sigurt dhe mirë".

"The Sun" shkruan se 13-vjeçarja Megi Bukaci është rreth 150 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë dhe sy ngjyrë kafe.

Herën e fundit që është parë kishte veshur xhinse të zeza, xhaketë blu dhe një palë vathë ngjyrë të argjendtë.

Kryeinspektori Hanks deklaroi: "Jemi të interesuar të flasim me cilindo që e pa gruan dhe dy fëmijët e saj më të vegjël në zonën e Saint Albans të premten, 1 shkurt 2019. Çdo informacion që mund të ofroni mund të jetë thelbësor për hetimin".

Të fundit