Flash News

KRYESORE

E imitojnë në ‘Portokalli’, Ylli Baka i përgjigjet aktorit të humorit: O Gazi, mos u merr me këtë punë

E imitojnë në ‘Portokalli’, Ylli Baka i përgjigjet

Ylli Baka i është përgjigjur aktorit të humorit Gazmend Paja, i cili e imiton së fundmi në spektaklin e humorit ‘Portokalli’.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze dielli’ në Report tv, Baka duket se nuk e ka pritur mirë imitimin e figurës së tij në spektaklin e humorit, madje i përcjelle dhe një mesazh aktorit Paja, përmes këngës.

“Gazi është është shumë i talentuar. Nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një “Baftjar” të dytë me atë Ylviun, po më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj por nuk këndoj gjithë ditës siç thotë ai. Unë do ti këndoja diçka Gazit tani në mëngjes që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli “O Gazi t’u bëfsha unë, mos u merr more me këtë punë”, u shpreh Ylli Baka.

Të fundit