Flash News

KRYESORE

“E ka personale me mua”, Meta i përgjigjet deputetit të PS dhe i kujton koalicionin me LSI: Keni qenë i preferuari im

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ligjeve u komentua në media një batutë e deputetit të PS, Bashkim Fino, teksa shqyrtohej dekreti për pushtetin vendor të kthyer nga presidenti Ilir Meta. Ndër të tjera ai tha se po krijohet një kompetencë e re për autoritetet vendore dhe se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit.

“Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme”, deklaroi ndër të tjera Fino, por presidenti i është përgjigjur sot në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor, lidhur me zhdekretimin e 30 qershorit.

“Mora vesh nga mediat që keni një perceptim sikur e kam personale me ju. Nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë, madje ju keni qenë i preferuar nga unë”, tha Meta, i cili iu përgjigj edhe pyetjes së Finos se presidenti ka krijuar përshtypjen se është i palshëm, në vend që të jetë mbi palët.

“Detyra juaj ua kërkon të bëni pyetjen, por më duhet t'ua kujtoj edhe si koleg i vjetër se unë edhe kur kam qenë palë, kryetar kuvendi, apo kreu i LSI, koalicion me ju, për ceshtje madhore kam qëndruar mbi palët, shembulli më i qartë është reforma në drejtësi, që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte rekomandim për çeljen e negociatave dhe që e mori në atë kohë. Me këto konceptime të gabuara do mbetet rekomandim për një kohë shumë të gjatë. Duke respektuar bindjet tuaja politike në këtë detyrë kam qenë në mbrojtje të Kushtetutës”, iu përgjigj Meta.

Të fundit