Flash News

KRYESORE

E kallëzoi në prokurori, Altin Kazazi akuzon Plarent Ndrecën: Më bëri presion

E kallëzoi në prokurori, Altin Kazazi akuzon Plarent Ndrecën:

Altin Kazazi, kryeinspektori i ISHMP-së në qytetin e Beratit, i cili është kallzuar në prokurori nga ana e Kryeinspektorit të komanduar të ISHMPU-së Plarent Ndreca, ka deklaruar se çdo gjë është e qëllimshme.

Kazazi është shprehur se lajmin e ka mësuar nëpërmjet medias dhe mohon akuzat ndaj tij. Ai  tregon se ka patur presione për të dhënë dorëheqjen.

“Në prokurori duhet të shkojnë ata njerëz që bëjnë veprime arbitrare në kundërshtim me ligjin për përfitime personale jo unë që kam zbatuar vetëm ligjin. Kjo ka ardhur si pasojë e refuzimit nga ana ime e kërkesave të vazhdueshme për të dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi më është ushtruar presion nga kryeinspektori Ndreca dhe unë e kam kundërshtuar", tha Kazazi.

Të fundit