Flash News

KRYESORE

E kallëzuan në Prokurori drejtorët MAS, reagon Karabina: Veprime të tilla dëshmi për reformim të administrates

E kallëzuan në Prokurori drejtorët MAS, reagon Karabina: Veprime

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Merela Karabina ka reaguar menjherë pas kallëzimit penal të 7 drejtorëve në Prokurori.

Sipas Karabinës veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike, ndërkohë që fton Prokurorinë të hetojë me seriozitet rastin.

Kallëzimi i sotëm ndaj Karabinës u bë me pretendimin se kjo e fundit kishte ushtruar stres dhe kishte intimiduar punonjësit e MAS.

Reagimi i MAS:

Nisur nga prononcimi publik i ditës së sotme i disa punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), sqarojmë se: Parregullsitë dhe situata antiligjore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të deklaruara nga Ministri Mirela Karabina, që në javën e dytë në drejtim të këtij institucioni, po vërtetohen nga akti i prononcimit publik, këtë herë edhe nga disa punonjës së institucionit të MAS.

Veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.

Ftojmë institucionin e Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë situatë absurde të krijuar në MAS.

 

Të fundit