Flash News

KRYESORE

“E kam kaluar covid-in që në janar”, Balla përplaset me gazetaren: TV juaj ka probleme me deklarimin e pasurive

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur me gazetaren e syri tv gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot në ditën ndërkombëtare e infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Gazetarja i ka drejtuar një pyetje Ballës dhe deputetes Klodiana Spahiu se pse disa mjekë në rrethe, të infektuar po ashtu me covid-19 në Shqipëri nuk përfitojnë pagën e luftës, e premtuar nga qeveria ‘Rama’, si ata që u përballën në spitalet Covid në Tiranë.

Balla nuk iu përgjigj gazetares, duke i kërkuar fillimisht t’i largohet dhe se televizioni që ajo përfaqëson ka probleme me deklarimin e pasurive.

Balla: Ju lutem, ruani distancën

Gazetarja: E kam kaluar covid-in që në janar, a mund të përgjigjen pyetjes?

Balla: Televizioni juaj ka probleme me deklarimin e pasurisë së pronarëve.

Gazetarja: Nuk merremi me këtë pjesë

Balla: Kazani bën të veten...

Pasi injoroi pyetjen e gazetarëve duke folur për ditën ndërkombëtare të infermierëve, Balla u pyet sërish nga gazetarja, por ai iu përgjigj thjeshtë: të fala Çimit.

Të fundit