Flash News

KRYESORE

“E kam marrë në telefon Vasilin”, ish deputeti për Sterkajn: Nuk ka komunikuar me mua

“E kam marrë në telefon Vasilin”, ish deputeti për

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj ka folur pas mbylljes së seancës plenare për deklaratat e ish-deputetit të LSI-së Petrit Vasili.

Sterkaj u shpreh se nëse preket një deputet i maxhorancës, Vasili dhe ish deputetët e opozitës do mbajnë përgjegjësi. Stërkaj tha gjithashtu se ka telefonuar Vasilin, por ky i fundit nuk i ka hapur telefonin.

Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, për Neës24, ka thënë se nuk ka komunikuar me Sterkajn pasi nuk e ka dëgjuar telefonatën e tij. Vasili u shpreh se nuk ka bërë thirrje për asgjë, por ka thënë së deputetët e mazhorancës nuk përfaqësojnë popullin.

“Në orën 18:15 ky deputet i ka rënë telefonit por e kam parë shumë vonë. Nuk ka komunikuar me mua. Kam thënë që nuk janë deputetë të popullit dhe nuk përfaqësojnë popullin” -tha Vasili.

Të fundit