All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“E kam të pamundur të jem i pranishëm”, prokura për avokatin zbulon në cilin shtet ndodhet Adriatik Llalla

“E kam të pamundur të jem i pranishëm”, prokura
All - Paragraf - 1

Seanca e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka zbuluar se në cilin shtet ndodhet momentalisht Adriatik Llalla.

All - Paragraf - 3

Ai ka autorizuar avokatin e tij Sokol Hazizaj që ta përfaqësojë në këtë seancë, duke e pajisur atë me një prokurë të posaçme, në gjuhën turke dy ditë më parë nga vetë ish-kryeprokurori.

“Jam para një akti zyrtar në paraqitjen formale të hartuar në shtetin turk. Akti është i pajisur me një vulë apostile sipas Konventës së Hagës.

Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,

Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka lexuar gjyqtari Çomo, prokurën e ish-kryeprokurorit.

Kujtojmë se seanca e kaluar u shty për problemeve që avokati kishte me prokurën dhe faktin që sipas përfaqësuesit ligjor, Llalla nuk ishte njohur me vendimin e Komisionerit Publik.

Trupa gjykuese përbëhet nga Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Ndërsa përveç ankesës së Komisionerit Publik, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për disa vepra penale.

Procesi i rivlerësimit për ish-Kryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel.

Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish-Kryeprokurorit.

 

 

 

 

Të fundit