Flash News

KRYESORE

E kap ‘mat’ me një grua tjetër. Zyrtari i lartë shkarkohet pas pamjeve të bëra publike nga e shoqja (Foto+Video)

E kapi në shtrat me një grua tjetër dhe kjo i ka kushtuar karrierën zyrtarit të Partisë Komuniste Kineze.

Videot me momentet e tradhtise kur gruaja e kap mat jane bere virale këtë javë neper rrjetet sociale.

Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, zyrtari quhet Jia Ding dhe është drejtues i një qyteti në provincën e Guizhou, i cili u shkarkua dje pas vendimit të marrë nga partia.

Gruaja e Ding i ka zënë ‘mat’ bashkëshortin bashkë me të dashurën e tij ndërkohë që ata ishin akoma në shtrat, dhe ishte pikërisht ajo që i ka bërë pamjet publike.

“Ky është problemi juaj. A mund ta diskutoni vetë? Kjo nuk ka të bëjë me mua”, i thotë dashnorja bashkëshortes së zyrtarit kinez.

Por gruaja e Ding duket se është e zemëruar me të dashurën e bashkëshortit të saj më fort se me këtë të fundit.

“Nuk ka të bëjë me ju? Ju joshët bashkëshortin tim dhe thoni se nuk ka të bëjë me ju?”

 

https://www.youtube.com/watch?v=uIX8naBjupc

Të fundit