Flash News

KRYESORE

“E kemi fryrë”, Brataj qetëson shqiptarët: Virusi nuk është gogol, jo kushdo që preket vdes

“E kemi fryrë”, Brataj qetëson shqiptarët: Virusi nuk

Skënder Brataj, mjeku dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, po shkon drejt shërimit të plotë. Dy testet e kryera deri tani, kanë dalë negative, megjithatë mjeku Brataj qëndron në karantinë. Ai foli në emisionin “Opinion” duke deklaruara se virusi është bërë si ‘gogol’, pasi njerëzit janë frikësuar. Në këtë situatë, Brataj u shpreh se jo kushdo që preket nga virusi humb jetën. “E kemi fryrë shumë koronavirusin e kemi bërë gogol që po të kapi të vdiqe, kjo nuk është e vërtetë fare, rreth 75% nuk kanë simptoma. Nuk shfaqin probleme dytësore, mendoj se të infektuarit e shëruar janë më shumë”, tha ai.

Ai tregoi gjithashtu se ende nuk është në formë 100%, por faza më e keqe tashmë ka kaluar. “Nuk jam në formë 100%. Në fillim doja ta merrja veten sa më shpejtë, por kuptohet që mundësia pulmonare ajo është. Jam në formë por jo 100%. Për fat të mirë kaloi faza e keqe. Sasia e oksigjenit është 97-98 saç e kam patur dhe më parë. Nuk mendoj do të ketë probleme më tej. Gjendja kur je i ndaluar, të gjitha indet fillojnë ta ndiejnë mosaktivizimin”, tha Brataj.

Të fundit