Flash News

KRYESORE

“E keni kthyer komunizmin mënyrë jetese”, ministri debat me gazetarin: Ky është kompleks, jeni edhe i lexuar

“E keni kthyer komunizmin mënyrë jetese”, ministri debat

Është kthyer në një debat aksioni që ka nisur të zbatohet prej disa javësh, OFL në sajë të nismës anti-KÇK mes gazetarit Enkel Demi dhe të ftuarit të tij, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsit.

Sipas gazetarit në emisionin e mëngjesit në abcnews, policia nuk bëhet dot organi i komunistëve, por ky fakt është kundërshtuar prej ministrit duke iu përgjigjur se opinioni i tij është kompleks.

Pjesë nga debati:

Nëse mendoni s komunizmi është shqetësim, nuk e kam merak.

S’ke si ta kesh, kur rri me komunistë gjithë ditën, e keni kthyer komunizmin mënyrë jetese.

Në fakt erdha nga një konferencë që duhet të jetë objekt diskutimi për ekonominë, ju merreni me komunistët.

Motorët nuk ndizen sa kohë keni komunistët nëpër këmbë.

Nuk e di që me ata që rri qenkan komunistë, ky është kompleks.

Ok, unë jam i kompleksuar nga komunizmi juaj. Ju të kompleksoni. E keni kryetar Kuvendi dhe e keni patur sekretar partie, ministër të brendshëm.

Jeni dhe të lexuar, por i dini historitë politike të liderëve në Europë? Në Shqipëri komunizmi është përdoru nga ata që duan të tallen me popullin, si Saliu dhe PD.

Çfarë lidhje kam unë? Komunistët janë në pushtet.

Dilni në terren dhe takoni njerëz.

Pse mendoni se nuk dalim? gazetarët ju kanë fotografuar ju me kriminelë dhe që nuk i arrestoni ata që janë të lirë në mes të Tiranës.

Policia nuk bëhet dot organi i komunistëve.

Ne kemi ardhur për të qeverisur, por ju mos flisni në emër të opinionit publik.

Të fundit