Flash News

KRYESORE

E kërcënon me kaçavidë dhe i merr paratë shferit të një automjeti, policia identifikon autorin

E kërcënon me kaçavidë dhe i merr paratë shferit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pukës, ku një hajdut ka kërcënuar me kaçavidë shoferin e një automjeti dhe i ka marrë një sasi parash.

Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ku shoferi M.Ndoci kishte marrë autorin në makinë për ta shoqëruar. Gjatë rrugës autori ka nxjerre kaçavidën dhe ka kërcënuar Ndocin të cilit i ka marrë një sasi parash.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

 

Të fundit