Flash News

KRYESORE

E 'kërcënuan' me padi, Lleshaj sfidon PD-në: Qesharake! Le të shkojnë në Prokurori; ky presion më jep adrenalinë

E 'kërcënuan' me padi, Lleshaj sfidon PD-në: Qesharake!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar çështjen e zhvendosjes së votuesve të opozitës nga Qendrat e Votimit, duke theksuar se është qesharake dhe thjesht për presion politik.

Referuar deklaratave për padi kundër tij dhe zyrtarëve socialist, Lleshaj ka sfiduar sërisht Partinë Demokratike, duke i treguar asaj “derën” e Prokurorisë.

Në një intervistë për “Real Story” në News 24, Leshaj është shprehur se ky presion politik që i jep adrenalinë dhe e motivon të punojë më tepër.

Sokol Balla: Çështja e listave mund të kishte ndikim negativ në fushatën elektorale? Cfarë do kishte ndodhur nëse nuk do kishit dalë ju por Doraci.

Sandër Lleshaj: Para meje doli Doraci në deklaratë për mediat referuar çështjes së zhvendosjes së votuesve të opozitës nga Qendrat e Votimit.

Unë kam dalë pak më vonë për shkak të audiencës që kam në krahasim e Doracin.

Ajo pjesa e padisë është qesharake. Nëse duan të bëjnë një kallëzim penal apo të ngrënë padi le të shkojnë në Prokurori, skanë pse të dalin 10 herë në deklarata për mediat. Ky është presion. Le të vazhdojë. Ky presion mua më jep një adrenalinë, për të punuar më tepër.

Sa i përket aktivizimit tim viti i shkuar ka qenë vit i mbrapsht i Shqipërisë, për të shembur institucionet me dhunë. Unë jam një person që kam shërbyer gjithë jetën time, kam shërbyer që 14 vjeç, për këtë arsye edhe u angazhova. Këtë vit, edhe për shkak të COVID-19, kam pasur më pak angazhime.

Miërpo kjo është një gjë e mirë. Është një gjë pozitive për vendin që Ministri i Brendshëm, Policia e Shtetit të ketë sa më pak angazhime sepse do të thotë që gjërat janë duke shkuar në rregull. Sivjet kemi një situatë më të relaksuar politike, siguri dhe në këtë mënyrë unë jam fokusuar në ndërtim.

Të fundit