Flash News

KRYESORE

E kërcënuan me vetting, gjyqtarja e Vlorës i përgjigjet Ramës dhe dy zëvendësministrave: Të vijnë kontrolle

E kërcënuan me vetting, gjyqtarja e Vlorës i përgjigjet

Ditën e djeshme, zëvendësministri i Drejtësisë dhe zëvendësministri i Brendshëm, në dy dalje të ndryshme për mediat, ngritën dyshime mbi vendimin e dhënë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela. sipas tyre gjyqtarja dha një vendim ‘arrest shtëpie’ për një person të rrezikshëm, të arrestuar dy herë.

Deklaratat e tyre i shpërndau edhe kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook, ku duke ju referuar vettingu theksonte se do të pastrojë llumin e mbështjellë me togën e zezë.

Por gjyqtarja Çela, në një prononcim për Top Channel thotë se i qëndron vendimit të dhënë më herët dhe për këtë është e bindur. Ajo madje shprehet e gatshme edhe për të bërë verifikime sa i takon rastit në fjalë.

“Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe, gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë”, thotë gjyqtarja.

Sipas saj, Prokuroria duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për episodin e parë, duke mos i veçuar fashikujt hetimorë. Pas sulmeve të qeverisë, reagimi i Çelës në kohë vettingu është edhe një apel për institucionet që të kryejnë verifikimin e duhur.

“Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela.

 

Të fundit