Flash News

KRYESORE

E kërcënuan se do e tërhiqnin zvarrë, Tedi Blushi rikthehet në 15 vjetorin e “News 24”

E kërcënuan se do e tërhiqnin zvarrë, Tedi Blushi rikthehet

Televizioni “News 24” po feston 15 vjetorin e hapjes së tij.  Në këtë festë ka rreth 1500 të ftuar, mes tyre shume politikanë si të djathë ashtu edhe të majtë. Por ajo që u vu re në këtë mbrëmje gala është dhe prezenca e ish-kryeredaktorit të BalkanWeb, Tedi Blushi.

Ai është larguar nga “News 24” dhe “BalkanWeb”  pak kohë më parë pa asnjë motivacion nga drejtuesit e tij. Blushi ka deklaruar se pushimi i tij nga puna nuk ka qenë aspak në përputhshmëri me Kodet e Punës dhe shprehet se e kanë nxjerrë  me dhunë nga zyra e tij: “Je i pushuar! Pikë! Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!!!".

Pavarësisht kësaj Blushi nuk ka munguar në 15 vjetorin e “News 24”. Nuk dihet nëse do të jetë përsëri pjesë e tyre apo ishte thjesht i ftuar. 

Të fundit