Flash News

KRYESORE

E kërkojnë në Angli, por gazetari italian jep lajmin: Hysaj ka arritur akordin me klubin francez

Pavarësisht se mediat angleze e lidhin të ardhmen Elseid Hysajt me disa ekipe në Angli, si: Chelsea, Arsenal dhe Totenham, nga italia vjen lajmi se mbrojtësi ka arritur akordin paraprak me ekipin francez të PSG-së.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur, Livio Varriele, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka arritur akordin me PSG-në dhe se do t’i bashkohet skuadrës franceze.

Gazetari italian tregon se lajmin e ka marrë nga një burim në Angli dhe nuk tregon më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje që sipas tij është e mbyllur. “Hysaj është shitur te PSG”, shkruhej konkretisht në postimin e tij në “Twitter”.

Vlera e kartonit të mbrojtësit llogaritet rreth 50 milion euro.

Të fundit