Flash News

KRYESORE

E komplimentoi për “ballkonin e rrezikshëm”, Gjuzi sqaron pse modelja qëndroi krah tij dhe Majkos në komisionin e Reformës Zgjedhore  

Në tryezën e organizuar dje nga zyra e OSBE në Tiranë, për Reformën Zgjedhore, veç debateve, ra në sy edhe prezenca e modeles Silvana Bushati.

Ajo qëndronte krah deputetit Kujtim Gjuzi dhe ministrit për Diasporën, Pandeli Majko.

Pak ditë më parë, deputeti u përfol në media për një kompliment ‘live’ ndaj modeles duke i thënë: “zonjusha aty që s’ka nevojë për koment se i ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm”, kur u pyet për veshjen e vajzave të ftuara në studion e ‘Procesit Sportiv’.

Sot, Gjuzi sqaron sërish se Bushati ishte e pranishme pasi prej një muaji mban postin e nënpresidentes së Akademisë Kombëtare Konservatore Albania – e cila drejtohet nga ai.

Reagimi i Gjuzit:

Të fundit