Flash News

KRYESORE

E kritikojnë për ‘photoshop’, Lori Hoxha i përgjigjet ‘Vipave të bllokut’: Gishtat e mi po bëjnë jetë

Lori Hoxha ndodhet në Maldive bashkë me Visin, Sarën e ledionin, të cilët janë shkëputur nga zhurma e Tiranës për të shijuar diellin dhe detin. Lori është një nga vajzat më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë e komentuar në rrjete sociale e në mediat online. Një foto të cilën e ka postuar ditën e sotme në Instagram është komentuar shumë dhe është bërë ‘objekt’ diskutimi. “Vipat e Bllokut” ka akuzuar trashëgimtaren e Top Channel për photoshop, dhe kjo e fundit ka reaguar menjëherë. “Lori Hoxha kujdes se e thyeve dorën nga photoshopi. Gjithmonë ja kanë fajin filtrat e Snapchat-it kësaj. Si s`na shtrembëro neve Snapchati”,-shkruhet në postimin e “Vipat e Bllokut”. Por pas këtij postimi dhe komenteve të shumta në foton e saj në Instagram, blogerja ka reaguar duke u shprehur se gishtat e saj po bëjnë jetë. Me pak fjalë, Lor ka dhënë mesazhin “merruni me gishtat e mi por ata po shijojnë jetën”. “Gishtat e mi po bëjnë jetë”, ka shkruar Lori në tre postime të njëpasnjeshmë në Instastory, ku ka afruar dhe dorën duke lënë tëë kuptohet se nuk ka përdorur photoshop.

real life snapchat filter

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Të fundit