Flash News

KRYESORE

E kritikuan për sjelljen e dobët, drejtori i Galerisë së Arteve në Tiranë përjashton gazetarët nga konferenca

E kritikuan për sjelljen e dobët, drejtori i Galerisë së

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Erzen Shkololli, një ish-drejtues i GKA edhe në Kosovë, duket se i ka shpallur ‘armiq’ të gjithë ata gazetarë që e kritikuan për performancën dhe sjelljen e tij ndaj këtij institucioni kulturor.

Në shenjë hakmarrje, ai i ka përjashtuar një pjesë të mediave, duke mos i ftuar në aktivitetet e organizuara, si dhe duke mbajtur hermetike të dhëna për programin e sezonit të ri kulturor.

Në shenjë revolte, gazetarët ‘jo të oborrit’ kanë denoncuar rastin në mediat e tyre dhe në rrjetet sociale.

Enkelejda Mema:

Pronari i Galerise Kombetare te Arteve, shtetasi kosovar Erzen Shkololli sot u mohoi te drejten e informimit disa mediave vizive dhe te shkruara hapjen e nje ekspozite (theksojme e dyta ne tete muaj pune). Behet fjale per ato media dhe kolege te kultures qe e kane kritikuar sjelljen e tij ndaj institucionit tone te perbashket kombetar, qofte ne mediat perkatese por edhe ne llogarite e tyre ne rrjetet sociale. Askush nuk di se cfare po ben zoteria me Galerine Kombetare te Arteve, se si po i shpenzon taksat tona, si po perzgjidhen artistet ekspozues dhe pse, me cfare fondesh po perballohen ekspozitat dhe cila eshte e ardhmja e ketij institucioni qe thuhet se do te shkoje ne rikonstruksion. Cuditerisht drejtorit pronar dhe PR, pikes se dobet te kesaj qeverie, nuk i paska bere pershtypje qe ne konference gazetaret(pervec ndonjeres apo ndonjerit) mungonin dhe drejtor-pronari dhe artistja ekspozuese ciceronin para punonjesve te Galerise Kombetare te Arteve(qesharake, tu flasesh te tuve, sa bukur e kemi bere, keni pyetje, jo s'kemi) Dhe me ironike eshte kur Ministrja e Kultures shkruan ne faqen e saj ne FB, "per median sot, per ne te tjeret qysh neser".

Kerkeses se vazhdueshme te disa prej gazetareve te kultures(them disa, se nuk e di per te gjitha)per te na prezantuar platformen Erzeni i eshte pergjigjur prej tete muajsh se eshte ne studim te institucionit. Me fal por me cfare platforme e fitove ti konkursin per drejtor te Galerise Kombetare te Arteve? Apo...!

Erzen behu burre, dil para mediave. Mos ki frike nuk kafshojme.

Alma Mile, gazeta Panorama:

Duke përjashtuar nga konferencat gazetarët që kanë shprehur gjatë kësaj kohe interes të flasin me të, për kalendarin artistik, për platformën me të cilën ai fitoi në konkursin për drejtor, për konceptin e tij për linjën muzeale apo fytyrën e re, që do të marrë ky institucion pas miratimit të ligjit të ri “Për Trashëgiminë”, për tenderin për rikonstruksionin e godinës, etj., Shkololli eliminon edhe mundësinë e pyetjes dhe përgjigjes publike, në lidhje me çështjet e mësipërme.

Prej vitesh, Galeria Kombëtare e Arteve, pavarësisht problematikave të vazhdueshme, që herë vinin nga keqmenaxhimi, herë nga mungesa e fondeve apo vizioneve, ka qenë një institucion relativisht i hapur, për të ofruar informacion.

Tanimë, informacioni nga ky institucion është zero, madje edhe faqja zyrtare on line nuk ofron më asnjë gjë për aktivitetin e ardhshëm të institucionit. Institucionet shtetërore e kanë detyrim ligjor informimin e mediave dhe publikut, në lidhje me aktivitetin e tyre, në momentin që paguhet nga taksapaguesit.

Nëse drejtuesi aktual i GKA nuk dëshiron të flasë me mediat, duke lënë “punën të flasë”, do të duhej të informonte mediat, qoftë edhe për t’i kryer shërbimin e informimit të publikut.

Të fundit