Flash News

KRYESORE

E kritikuan se po konsumon ushqimet që duhen shmangur gjatë shtatzënisë, reagon Arbana Osmani

Moderatorja e Top Channel, Arbana Osmani, së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë dhe fansat e saj tani dëshirojnë të dinë sa më shumë rreth ecurinë së saj dhe bebes.

Mirëpo, ka nga ata që edhe e kanë "kritikuar" për shkak të ushqimeve që ajo publikon në Instagram.

Në një postim, pak më parë, Arbana ka sqaruar fansat se jo të gjitha ushqimet që poston i konsumon ajo, pasi ka dhe njerëz të tjerë në shtëpi për të cilët gatuan. Mdoderatorja shkruan se ka dëshirë që ecurinë e shtatzënisë së saj ta mbajë sa më personale:

“Duke ju falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua.”

Të fundit