Flash News

KRYESORE

“E kthyen kontratën e Tiranë-Elbasan në aferë”, LSI publikon letrën e ish-ministrit Haxhinasto për Ramën: Problemet që patëm me firmën greke

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi kjo e fundit i ka hedhur përgjegjësinë si fajtore kur drejtonin këtë dikaster në qeverinë pararendëse bashkë me PD, për humbjen e gjyqit të Shqipërisë në Arbitrazh ndaj firmës greke ‘Actor’.

Kjo humbje tashmë do t’i kushtojë qeverisë 44 mln dollarë.

Më herët, MIE deklaroi se kontrata e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, ndërsa pasi ky dikaster u ‘mor në dorë’ nga LSI “kjo kontratë u kthye në një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar”.

Sipas LSI, deklarata e MIE është dezinformuese, ndërsa publikon një letër të ish ministrit Edmond Haxhinasto për kryeministrin Rama që mars të 2016-ës, sipas të cilit e ka vënë në dijeni mbi problemet me firmën greke.

“Në tentativën e radhës për të hedhur baltë ndaj LSI, Belinda Balluku e urdhëruar nga Edi Rama ka nxjerrë një deklaratë dezinformuese ndaj LSI-së.

Për të informuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fugën që përgatit Deklaratat e Ministrive të Rilindjes, iu bëjmë me dije se para se të përmendni emrin e LSI duhet të thërrisni që t'iu sqarojnë:

Znj. Eridana Çano ish Zv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi i ngarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikimin me ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.

  1. Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet, shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht për mosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.
  2. Afrim Qendron, që ishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshim projekti që kishte efekt në buxhet.

Dhe si mund të evitoni Taulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.

Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin?

Së fundmi, i bëjmë thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?

Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë.

Ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen. Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro.

Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan. Kaq për momentin... “, reagon LSI.

Letra e derguar nga Ish-ministri Edmond Haxhinasto drejtuar kryeministrit Rama

Të fundit