Flash News

KRYESORE

E kthyen nga porti i Durrësit, 23-vjeçarja merr taksinë dhe gjen vdekjen

E kthyen nga porti i Durrësit, 23-vjeçarja merr taksinë dhe

Janë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit të mbrëmshëm pranë Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën dy persona: shoferi Bujar Agalliu, 60 vjeç dhe pasagjerja Elena Avdillari, 23 vjeç.

Sipas informacioneve të fundit, e reja do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në portin e Durrësit e kishin kthyer mbrapsh. Kështu, ajo mori taksinë për t’u kthyer në Kombinat ku banonte, por fatkeqësisht nuk arriti dot të kthehej e gjallë.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip Benz” me targa AA 060 SP  e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi me targa DR 475 TX. Shoferi Agalliu për të shmangur aksidentin është futur në një karburant, por manovrimi rezultoi fatal.

Ndërkohë, në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.

Të fundit