Flash News

KRYESORE

E “la në baltë” Don Kishoti, Spiropali kalon te Migjeni për t’iu përgjigjur Bashës: As Derri, as Sokrati s'të ndihmojnë dot!

E “la në baltë” Don Kishoti, Spiropali kalon te Migjeni

Deputetja Elisa Spiropali përpiqet shpeshherë të përdorë shprehje nga autorë të ndryshëm për t’iu përgjigjur Partisë Demokratike dhe vendimeve të marra nga opozita.

Por, së fundmi, e ftuar në ABC News teksa e konsideroi qasjen e opozitës “donkishoteske”, Spiropali u shpreh se “Don Kishoti është një figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare”, duke bërë një gafë që qarkulloi në media e rrjetet sociale.

Pasi e "la në baltë" Don Kishoti, sot për t’iu përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës nga Prokuroria sa i përket dosjes së lobimit në SHBA dhe Britaninë e Madhe, Spiropali 'përdori' Migjenin. Në Twitter, politikania shkruan: “Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s'të ndihmojnë dot”.

Kujtojmë që kryedemokrati Basha, nga Prokuroria në një deklaratë për median tha se çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse formularët e deklarimit në KQZ janë mbushur apo jo siç duhet dhe se prej më shumë se 6 muajsh kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Skocia që vërtetojnë se as PD e as një drejtues i saj nuk ka shkelur asnjë ligj, në Shqipëri, SHBA apo Britaninë e Madhe.

“Çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo sic duhet.

Ky është hetimi dhe jo shpifjet për të cilat është investuar qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Të fundit