Flash News

KRYESORE

E larguan me një telefonatë nga Top Channel? Flet moderatorja

Kiara Tito prezantoi për më shumë se 3 muaj programin për të rinj, Select në Top Channel. Por, papritmas ky program u zëvendësua menjëherë me ‘Pop Culture’ që e drejton Dojna me Klevin, duke lënë shkas për mediat të aludojnë për largimin e Kiarës, Arditit, Liesës dhe Mishelit.

Kishte nga ato media që shkruanin se largimi i katërve u bë me anë të telefonit, por këtyre spekulimeve iu është përgjigjur Kiara në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës.

“Jo, nuk është e vërtetë. Nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë. Ne nuk na hoqën Ne kishim një kontratë, e cila mbaroi. Mbaroi kontrata dhe mbaroi e Selecti”, është shprehur moderatorja.

Të fundit