Flash News

KRYESORE

E larguan papritur, ish-trajneri i Spanjës shfryn nervat: Të flasë Enrique nëse guxon

E larguan papritur, ish-trajneri i Spanjës shfryn nervat: Të

Ish-trajneri i Spanjës, Robert Moreno, u largua nga drejtimi i ekipit dhe vendin e tij e mori sërish Luis Enrique. Ai nuk do të vazhdojë punën me kombëtaren spanjolle, pasi Enrique ka kërkuar të mos e ketë më në staf.

Morena ka folur për mediet duke dhënë versionin e tij të historisë. "Unë nuk e di se çfarë ndodhi, pyesni atë. Unë mendoj se gjëja më e mirë për të dyja palët është të mbetet mes nesh. Nëse pala tjetër dëshiron të flasë, dakord.

"Unë nuk kam çfarë të them tani, sepse nuk mendoj se është mirë për askënd. Së pari, nuk do të ishte mirë për mua. Dhe më lejoni të mendoj së pari për veten, tani për tani".

Të fundit