Flash News

KRYESORE

E lë ‘2XL’ për Xing me Ermalin? Si përgjigjet aktori i humorit

Aktori i humorit prej 8 vitesh në 2XL, Eglein Laknori është vënë përballë disa pyetje e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj. Ai është pyetur nëse Ermali, miku i rij i ka ofruar një vend në ‘Xing’.

“Më ka thënë njëherë, kur e filloi, kishte qejf të filloja dhe unë”, tha aktori i ‘2XL’. Edhe pse interpreton prej 8 vitesh në “Apartament 2XL”,  ai ka treguar se si do reagonte nëse Ermali do ia bënte seriozisht ofertën.

“Nuk e di, mbase do më duhet të marr një kohë. Nuk e di të ta them. Ermali ka një emision shumë të mirë, me audiencë të lartë. Dhe Apartamenti është i mirë me audiencë të lartë. Duhet të marrësh kohë ta mendosh se tek Apartamenti u bëra 8 vjet”, është shprehur Egi.

Të fundit